I shoh syte e tu te ftohte... i shoh dhe per me teper e njoh ftohtesin
qe shoh ne ata sy sepse e kam pare ne te mite sy. Ne netet e gjata
perpara nje pasqyre te veshur me driten e henes me veshtronin pa reshtur
ata sy. E me flisnin me nje gjuhe te huaj, qe ndoshta e kisha harruar,
ndoshta s'e kisha folur kurre. Tundja supet me force qe ta flakja tej
ate shtresez te kallkant mbi te mite sy..., e gjeja serish aty...,
teksa zbehte te errten ngjyre te syve te mi... Ishte shtresa e dhimbjes
qe me zinte portat nga mund te hynin ndjenjat qe te arrinin tek
shpirti. Sot e shoh ne syte e tu. Dhe e njoh! Vetem se s'di cilat fjale
te te them qe ta shkundesh prej teje edhe te me shohesh ashtu sic
jam... Nje njeri i thjesht, pa intriga, pa genjeshtra..., pa maske. Jam
vetevetja. E di ti qe mua me pelqen shiu kur rritmikisht troket ne
dritaren time? Edhe se librin tim te preferuar e mbaj gjithmone poshte
jastekut e dhe e lexoj shpeshhere para se te fle? Ti me sheh. Fytyren,
duart, formen e buzeve, syte… Ti i sheh te gjitha! Por gjithecka shihje
tek une ishin njollat e pista edhe shenjat e loteve te thara mbi faqe.
Rrobat e vjetra, kembet e zbathura… Edhe syte e tu ndalonin tek thonjte e
mi te zinje. Dora ime e zgjatur te kerkonte per dicka qe ti nuk doje ta
jepje. Edhe ndergjegja jote te cimiste ngadale. Une isha e urritur, ti
kete e dije, por dyshoje se ndoshta monedhat qe ti do me jepje nuk do
te shkonin per te blere ushqimin tim. Kisha ftohte por ndoshta leket e
tua nuk do te blinin rroba per mua. Me dhimbin kembet nga te
gervishturat por ndoshta leket e tua nuk do te shkonin per te blere
kepuce per mua. Ti ecje tutje, me rrobat e tua te reja, fytyren e
paster, kepucet e bukura qe vazhdonin perpara edhe ngrinin deri tek une
nje shtellunge pluhuri qe me zhdukte prej shikimit tend. E mua me
duhej ta ngrija zerin prape, me forte se me pare. - Zonje ju lutem!
Zoteri dicka, me jepni dicka! "Dicka qe do te shuante etjen time, qe do
ti jepte fund urise qe kisha. Cfaredolloj gjeje!" I merrja qindarkat, i
fshihja ato tek rrobat e mija duke i lavderuar duart qe mi dhane e
pastaj… filloja e lypja serish. Me gjithe forcat e mushkrive te mia,
duke i shkundur themelet e shpirtit tim. Sigurisht, isha e uritur;
patjeter qe kisha ftohte, kisha etje, isha e lodhur… e drobitur…, por
zeri im therriste e te gervishte ashper teksa kaperthehej pas teje si
me thonje, sepse sillte tek ti dhimbjen time. Ti i sheh syte e mi! Por
nuk e shikon endrren qe une mbart aty. Une kisha nje enderr, te dobet,
delikate por trishtueshmerisht te bukur. E mbarta stermundimin e
steregjysheve te mi, shtegtimet e tyre ne vende te panjohura, ndjesine e
pashprese qe ngjallte mendimi se nuk kishin nje memedhe te tyren. Doja
ti tregoja botes se jam shume me teper sec me perkufizojne. Jam me
teper sec dukem. Me teper se nje lypese ne rruge. Gishtrinjte e mi te
zgjatur drejte teje nuk te kerkojne vetem nje grusht qindarkash. Duan me
teper se kaq! Duan nje mundesi per te qene dicka me teper. Kerkojne pak
respekt… cdo qenie e gjalle e meriton pakez respekt. I thurra fjalet
ngadale… buzet blebezonin… s'mundeshin ti permbushin fjalite...e dija
qe doja te thosha dicka...por s'e dija cfare. Shpirti e mbante te
fshehur diku aty ne thellesine e tij, por e ndjeja tek perpelitej e
renkon ngadal... ajo fjalia qe donte te dilte ne drite... ato pak fjale
qe donin te ndiheshin... I thurra ngadal si ti kisha fije te errta mes
gishtrinjve e i perdridhja e shperdridhja ne gersheta e motive qe doja
te kishin nje kuptim por s'mundesha t'ua gjej kuptimin gjekundi. Dreq!!
Pse perpelitesha ashtu, aq dhimbshem, aq pamundesisht, aq e pandihmuar
prej askujt? Ajo fjali e vyshkur qe humbiste ne shpirtin tim e ai e
mbante te burgosur..., e i thyente flatrat... e ia merrte kuptimin pak
nga pak. Gishtrinjte levizinin me shpejtesi te verber teksa une mbyllja
syte e perpiqesha te degjoja peshperimat e largeta, edhe thurrin e
c'thurrin fijeza te tera mendimesh te paperfunduara... kepusin fjalet e
druajtura gishtrinjte e mi... e me fjalet e keputura riformonin te
tjera fjale... me te fuqishme... me te pastra.... Aq te pastra sa
shakaktuan frike edhe tek mua qe i vete-formova.... Edhe me ne fund ia
gjeta kuptimin atyre fjaleve te shkeputura, te krisura e te thyhera
brenda meje, e serish blebezova… Por s'dua te peshperis me. Dua ti
shkruaj botes nje leter qe flet per mua, per boten time edhe per
kufijte e paane qe e rrethojne. Ta lexojne e se fundmi te me shohin si
jam. Naive ndoshta, por vetevetja deri ne embrionin tim te fundit si
qenie njerezore. Dhe ti ke frike..., ke frike te me shohesh sic jam! Ke
frike te me shpalosesh shpirtin tend ne duart e mija ashtu sic e
ke..., te reckosur e sakatuar nga jeta. Ke frike, dhe prape friken s'e
pranon por e fsheh me ate shtresen e akullt, me nje indiferentizem
fallso. Ti e fsheh! Por mos harro, e njoh ate lloj frike... e di ta
shoh edhe tek ti. Gjithekush ka pasur nje version me te mire te
vetevetes se ai qe shfaq..., gjithekush, edhe njeriu me i keq qe njeh.
Por e strukin diku thelle, thelle nen mish e lekure, sepse dhimbja e ka
trembur, tronditur, larguar... A ndoshta s'eshte frike. Ndoshta je
mesuar te me shohesh rrugeve e braktisur nga vetevetja, nga bota, nga
jeta…. I shoh syte e tu te ftohte. Nuk i urrej! Nuk i kam frike! I shoh
me durim! Me shpresen se nje dite do te mund ta permbysesh
indiferentizmin qe te ka zene portat dhe do te mund te vish tek une...,
te me flasesh…, te me shfaqesh me syte e tu te qarte edhe shpirtin e
leckosur qe buzeqesh pafajshmerisht. Sot dua te zgjas duart drejt teje, e
te te lutem ti marresh ne te tuat duar, sikur edhe vetem per nje
moment. Nje dite une enderrova nje enderr, te bukur, te purpurte, me
krahe te tejdukshem… edhe e lashe te fluturonte e lire. Enderrova per
nje bote me te mire per mua, per njerzit e mi. Me duart tona bashkuar,
gishtrinjte shtrenguar mund ta terheqim njeri tjetrin e te arrijme
gjithcka. Ti me sheh. Me thuaj me sheh me te vertet? Atehere kape doren
drejtuar drejt teje. Mund te ecim sebashku, mund te rishfaqemi para
njeri-tjetrit…, me syte e qarte edhe shpirtin e leckosur te buzeqeshim
pafajshmerisht, ne, njerzit e zakonshem qe mund te ndryshojme boten. Ti
me sheh?!♥ By Flakrim Krasniqi ♥
Per zemren tem ditta
Kommentaare veel ei ole.
Lisa kommentaar, ole esimene!