I shoh syte e tu te ftohte...
30, Prishtina, Kosovo


I shoh syte e tu te ftohte... i shoh dhe per me teper e njoh ftohtesin qe shoh ne ata sy sepse e kam pare ne te mite sy. Ne netet e gjata perpara nje pasqyre te veshur me driten e henes me veshtronin pa reshtur ata sy. E me flisnin me nje gjuhe te huaj, qe ndoshta e kisha harruar, ndoshta s'e kisha folur kurre. Tundja supet me force qe ta flakja tej ate shtresez te kallkant mbi te mite sy..., e gjeja serish aty..., teksa zbehte te errten ngjyre te syve te mi... Ishte shtresa e dhimbjes qe me zinte portat nga mund te hynin ndjenjat qe te arrinin tek shpirti. Sot e shoh ne syte e tu. Dhe e njoh! Vetem se s'di cilat fjale te te them qe ta shkundesh prej teje edhe te me shohesh ashtu sic jam... Nje njeri i thjesht, pa intriga, pa genjeshtra..., pa maske. Jam vetevetja. E di ti qe mua me pelqen shiu kur rritmikisht troket ne dritaren time? Edhe se librin tim te preferuar e mbaj gjithmone poshte jastekut e dhe e lexoj shpeshhere para se te fle? Ti me sheh. Fytyren, duart, formen e buzeve, syte… Ti i sheh te gjitha! Por gjithecka shihje tek une ishin njollat e pista edhe shenjat e loteve te thara mbi faqe. Rrobat e vjetra, kembet e zbathura… Edhe syte e tu ndalonin tek thonjte e mi te zinje. Dora ime e zgjatur te kerkonte per dicka qe ti nuk doje ta jepje. Edhe ndergjegja jote te cimiste ngadale. Une isha e urritur, ti kete e dije, por dyshoje se ndoshta monedhat qe ti do me jepje nuk do te shkonin per te blere ushqimin tim. Kisha ftohte por ndoshta leket e tua nuk do te blinin rroba per mua. Me dhimbin kembet nga te gervishturat por ndoshta leket e tua nuk do te shkonin per te blere kepuce per mua. Ti ecje tutje, me rrobat e tua te reja, fytyren e paster, kepucet e bukura qe vazhdonin perpara edhe ngrinin deri tek une nje shtellunge pluhuri qe me zhdukte prej shikimit tend. E mua me duhej ta ngrija zerin prape, me forte se me pare. - Zonje ju lutem! Zoteri dicka, me jepni dicka! "Dicka qe do te shuante etjen time, qe do ti jepte fund urise qe kisha. Cfaredolloj gjeje!" I merrja qindarkat, i fshihja ato tek rrobat e mija duke i lavderuar duart qe mi dhane e pastaj… filloja e lypja serish. Me gjithe forcat e mushkrive te mia, duke i shkundur themelet e shpirtit tim. Sigurisht, isha e uritur; patjeter qe kisha ftohte, kisha etje, isha e lodhur… e drobitur…, por zeri im therriste e te gervishte ashper teksa kaperthehej pas teje si me thonje, sepse sillte tek ti dhimbjen time. Ti i sheh syte e mi! Por nuk e shikon endrren qe une mbart aty. Une kisha nje enderr, te dobet, delikate por trishtueshmerisht te bukur. E mbarta stermundimin e steregjysheve te mi, shtegtimet e tyre ne vende te panjohura, ndjesine e pashprese qe ngjallte mendimi se nuk kishin nje memedhe te tyren. Doja ti tregoja botes se jam shume me teper sec me perkufizojne. Jam me teper sec dukem. Me teper se nje lypese ne rruge. Gishtrinjte e mi te zgjatur drejte teje nuk te kerkojne vetem nje grusht qindarkash. Duan me teper se kaq! Duan nje mundesi per te qene dicka me teper. Kerkojne pak respekt… cdo qenie e gjalle e meriton pakez respekt. I thurra fjalet ngadale… buzet blebezonin… s'mundeshin ti permbushin fjalite...e dija qe doja te thosha dicka...por s'e dija cfare. Shpirti e mbante te fshehur diku aty ne thellesine e tij, por e ndjeja tek perpelitej e renkon ngadal... ajo fjalia qe donte te dilte ne drite... ato pak fjale qe donin te ndiheshin... I thurra ngadal si ti kisha fije te errta mes gishtrinjve e i perdridhja e shperdridhja ne gersheta e motive qe doja te kishin nje kuptim por s'mundesha t'ua gjej kuptimin gjekundi. Dreq!! Pse perpelitesha ashtu, aq dhimbshem, aq pamundesisht, aq e pandihmuar prej askujt? Ajo fjali e vyshkur qe humbiste ne shpirtin tim e ai e mbante te burgosur..., e i thyente flatrat... e ia merrte kuptimin pak nga pak. Gishtrinjte levizinin me shpejtesi te verber teksa une mbyllja syte e perpiqesha te degjoja peshperimat e largeta, edhe thurrin e c'thurrin fijeza te tera mendimesh te paperfunduara... kepusin fjalet e druajtura gishtrinjte e mi... e me fjalet e keputura riformonin te tjera fjale... me te fuqishme... me te pastra.... Aq te pastra sa shakaktuan frike edhe tek mua qe i vete-formova.... Edhe me ne fund ia gjeta kuptimin atyre fjaleve te shkeputura, te krisura e te thyhera brenda meje, e serish blebezova… Por s'dua te peshperis me. Dua ti shkruaj botes nje leter qe flet per mua, per boten time edhe per kufijte e paane qe e rrethojne. Ta lexojne e se fundmi te me shohin si jam. Naive ndoshta, por vetevetja deri ne embrionin tim te fundit si qenie njerezore. Dhe ti ke frike..., ke frike te me shohesh sic jam! Ke frike te me shpalosesh shpirtin tend ne duart e mija ashtu sic e ke..., te reckosur e sakatuar nga jeta. Ke frike, dhe prape friken s'e pranon por e fsheh me ate shtresen e akullt, me nje indiferentizem fallso. Ti e fsheh! Por mos harro, e njoh ate lloj frike... e di ta shoh edhe tek ti. Gjithekush ka pasur nje version me te mire te vetevetes se ai qe shfaq..., gjithekush, edhe njeriu me i keq qe njeh. Por e strukin diku thelle, thelle nen mish e lekure, sepse dhimbja e ka trembur, tronditur, larguar... A ndoshta s'eshte frike. Ndoshta je mesuar te me shohesh rrugeve e braktisur nga vetevetja, nga bota, nga jeta…. I shoh syte e tu te ftohte. Nuk i urrej! Nuk i kam frike! I shoh me durim! Me shpresen se nje dite do te mund ta permbysesh indiferentizmin qe te ka zene portat dhe do te mund te vish tek une..., te me flasesh…, te me shfaqesh me syte e tu te qarte edhe shpirtin e leckosur qe buzeqesh pafajshmerisht. Sot dua te zgjas duart drejt teje, e te te lutem ti marresh ne te tuat duar, sikur edhe vetem per nje moment. Nje dite une enderrova nje enderr, te bukur, te purpurte, me krahe te tejdukshem… edhe e lashe te fluturonte e lire. Enderrova per nje bote me te mire per mua, per njerzit e mi. Me duart tona bashkuar, gishtrinjte shtrenguar mund ta terheqim njeri tjetrin e te arrijme gjithcka. Ti me sheh. Me thuaj me sheh me te vertet? Atehere kape doren drejtuar drejt teje. Mund te ecim sebashku, mund te rishfaqemi para njeri-tjetrit…, me syte e qarte edhe shpirtin e leckosur te buzeqeshim pafajshmerisht, ne, njerzit e zakonshem qe mund te ndryshojme boten. Ti me sheh?!♥ By Flakrim Krasniqi ♥

21 vaatamisi
 
Kommentaarid

Kommentaare veel ei ole.
Lisa kommentaar, ole esimene!

Päevikud
Päevikute uuendamine toimub iga 5 minuti tagant.